Showing posts with label Dollma. Show all posts
Showing posts with label Dollma. Show all posts

Friday, November 11, 2016

Dollma


         
Ne pranvere ka dhe gatime te vecanta sic jane Japraket me gjethe Rrushi (Dollmat)

Perberesit: per 4 persona

  • Gjethe Rrushi (60 cope)
  • Oriz 300 gr
  • Qepe te njoma 4 cope
  • Hudhra te njoma 2 cope
  • Nje tufe majdanoz
  • Nje tufe nagjzme te njoma (mender)
  • kripe
  • Vaj ulliri 4 luge gjelle

           Pergatitja:

  1. Gjethet e Rrushit i lajme ne uje te bollshem, i rendisim ne nje tenxhere te cilen e mbushim me uje te ngrihte dhe e veme pak ne zjarr sa te marre nje vale
  2. E kullojme ujin dhe i leme te ftohen
  3. Ne nje tigan grijme qepet holle sebashku me gjethet. Hedhim vajin dhe i vendosim mbi zjarr per ti skuqur.
  4. Mbasi skuqet qepa hedhim hudhren e grire dhe vazhdojme ta skuqim, hedhim me rradhe perberesit e tjere: kripe, majdanozin e grire dhe orizin mbasi e kemi shpelare.
  5. E trazojme derisa te perzihen mire dhe e heqim nga zjarri.
  6. Ne nje tave vendosim poshte disa gjethe rrushi dhe pastaj marrim gjethet, vendosim pak nga perzierja duke e mbajtur te hapur ne pellemben e dores dhe e palosim gjethen ne menyre qe mbushja te mos na derdhet gjate zierjes.
  7. Nje nga nje i mbushim te gjitha gjethet dhe i vendosim mbi tave te gjitha njera mbi tjetren derisa te mbarohen te gjitha gjethet.
  8. Pastaj hedhim uje sa te mbulohen pak dollmat. E mbulojme me kapak dhe e vendosim ne furre ne nxehtesi jo te madhe ne 180 grade ne menyre qe te ziehen ngadale.
         Ju befte mire!!