Ne pranvere ka dhe gatime te vecanta sic jane Japraket me gjethe Rrushi (Dollmat)
Perberesit: per 4 persona
- Gjethe Rrushi (60 cope)
- Oriz 300 gr
- Qepe te njoma 4 cope
- Hudhra te njoma 2 cope
- Nje tufe majdanoz
- Nje tufe nagjzme te njoma (mender)
- kripe
- Vaj ulliri 4 luge gjelle
Pergatitja:
- Gjethet e Rrushit i lajme ne uje te bollshem, i rendisim ne nje tenxhere te cilen e mbushim me uje te ngrihte dhe e veme pak ne zjarr sa te marre nje vale
- E kullojme ujin dhe i leme te ftohen
- Ne nje tigan grijme qepet holle sebashku me gjethet. Hedhim vajin dhe i vendosim mbi zjarr per ti skuqur.
- Mbasi skuqet qepa hedhim hudhren e grire dhe vazhdojme ta skuqim, hedhim me rradhe perberesit e tjere: kripe, majdanozin e grire dhe orizin mbasi e kemi shpelare.
- E trazojme derisa te perzihen mire dhe e heqim nga zjarri.
- Ne nje tave vendosim poshte disa gjethe rrushi dhe pastaj marrim gjethet, vendosim pak nga perzierja duke e mbajtur te hapur ne pellemben e dores dhe e palosim gjethen ne menyre qe mbushja te mos na derdhet gjate zierjes.
- Nje nga nje i mbushim te gjitha gjethet dhe i vendosim mbi tave te gjitha njera mbi tjetren derisa te mbarohen te gjitha gjethet.
- Pastaj hedhim uje sa te mbulohen pak dollmat. E mbulojme me kapak dhe e vendosim ne furre ne nxehtesi jo te madhe ne 180 grade ne menyre qe te ziehen ngadale.
Ju befte mire!!
No comments:
Post a Comment